Cristiano Ronaldo ishte ylli i madh në ndeshjen hapëse të Portugalisë në Kupën e Botës në Katar, ku ata mundën 3-2 Ganën.
Megjithatë një skenë e kapur nga kamera ka hapur polemika.
Portugez u filmua nga kamerat teksa gjatë lojës hoqi diçka nga pjesa e përparme e pantallonave të shkurtra dhe më pas e hëngri.
Akoma nuk dihet se çfarë ishte ajo që hëngri CR7.
Por kjo lëvizje shkaktoi një përshtypje të madhe dhe shumë pikëpyetje për mediat dhe tifozët.