Pas fitores së Arabisë Saudite kundër Argjentinës vëmendja është kthyer nga trajneri me origjinë franceze, Herve Renard.
Ai njihet ndryshe nga ekipi si “Tarzani”.
Renard nuk është një emër i njohur në botën e futbollit pasi ai kryesisht ka punuar jashtë Evropës.
Në karrierën e tij si trajner ai ka fituar 2 trofe në Afrikë, në vitin 2012 fitoi me Zambinë dhe me Bregun e Fildishtë në vitin 2015.
Përveç kësaj, ai drejtoi Marokun në Kupën e Botës 2018.
Gjatë karrierës si futbollist ai luajti për Cannes gjatë viteve 1983-1990 dhe për Stade de Vallauris nga viti 1991 deri në vitin 1997.
Përpara se të linte futbollin ai luajti një vit për SC Draguignan, ku në vitin 1998 në moshën 30-vjeçare la përfundimisht futbollin.
Një vit më vonë filloi karrierën e tij në bankinë.
Ai e nisi mbarë karrierën si trajner pasi ngjiti Draguignan nga Liga e gjashtë në Ligën e katërt franceze në vetëm dy sezone.
Renardin u bë asistent i Claude Le Roy për Shanghai COSCO dhe Cambridge United ku ai u bë trajner në vitin 2004.
Eksperienca në skuadrën angleze nuk zgjati shumë pasi ai shkoi në Vietnam për të drejtuar Nam Dinh.
Në vitin 2005 drejtoi ekipin Cherbourge.
Pseudonimin “Tarzan” e mori nga lojtarët pasi gjatë humbjes së një ndeshjeje ai u zemërua shumë dhe theu një karrige. Copat e karriges madje goditën një lojtar në kokë.
Prej vitesh Renard ka qenë në një lidhje me Viviane Dièye, e veja e Bruno Metsu, ish-trajner i Senegalit i cili ndërroi jetë në vitin 2013 si pasojë e kancerit.