Kreu i PD-së, Sali Berisha është shprehur se do të ndjekë rrugë të tjera për të ndaluar ndërtimin e portit të Durrësit.
Ai i ka bërë thirrje qytetarëve të mos investojnë në atë port.
“Problemin me Portin e Durrësit, që u votua në mesnatë vjedhja.
Ne kemi dërguar në gjykatë Kushtetuese dhe së dyti do të krijojmë një komision parlamentar për këtë çështje.
Së treti do të qëndrojmë me mes bindje civile në të gjitha format. Së fundmi i bëj thirrje kompanive të ndërtimit dhe qytetarëve të qëndrojnë larg këtij porti, që Edi Rama kërkon ta shndërrojë në megaaferën më të madhe. Asgjë nuk duhet t’ju josh për të investuar në atë shesh,” u shpreh ai.