Kreu i PD-së, Sali Berisha është pyetur nëse do ta përjashtoi Enkelejd Alibeaj nga grupi i PD-së.
Ai është shprehur se kjo gjë nuk është e mundur, pasi ata hoqën nga statuti pikën e përjashtimi.
“Ne hoqëm nga statuti i PD-së nenin e përjashtimin me besimin më të madh se procesi në të cilin po kalonte PD duhet të dominonin përpjekjet për ribashkimin e të gjithë kontributorëve politikë të kësaj partie. Në këtë kontekst jo vetëm që nuk kemi nen përjashtimi, por kemi edhe një nen që lejon cilido që nuk bie dakord me qëndrime të caktuara, të krijojë fraksion brenda PD-së. Opozita e vërtetë pësoi një infeksion të rëndë dhe akti më makabër, më armiqësor i Edi Ramës pas grabitjes së votës së shqiptarëve është grabitja e kreut të opozitës shqiptare në mënyrën më mafioze, më të rëndë, më të papranueshme. Le ta marrim si një proces këtë. Janë qytetarët shqiptarë ata që shikojnë kush mbron interesat dhe kush është i emëruar”, tha Berisha.