Një pronë në vlerën e 200 mijë eurove është sekuestruar në Pogradec, pasi ishte përfituar në mënyrë të paligjshme.
Policia ka bërë me dije se ajo është përfituar nga falsifikimi i dokumenteve, ndërkohë që në pranga kanë rënë 2 shtetas.
A. L., 47 vjeç dhe B. A., 46 vjeç janë pronarët e saj.
“Këta 2 shtetas janë në hetim, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se nëpërmjet një kontrate të falsifikuar, kanë përfituar banesën e një shtetasi tjetër, në lagjen nr. 3, Pogradec, banesë me sipërfaqe rreth 300 m² dhe me vlerë rreth 200 000 euro,” ka njoftuar policia.