Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka treguar sesi Edi Rama në 2009 ishte kundër rrugës së Kombit dhe se deklaronte se paratë duhet të përdoreshin për të tjera investime.
Përes një video të publikuar në Facebook, Blushi shprehet se Rama vendosi traun dhe i detyroi shqiptarët e Kosovës të paguajnë para për të hyrë në tokën amë.
“Ndiqni shpërthimin publik, me zë dhe figurë, të Edi Ramës në 11 qershor 2009 kundër Rrugës së Kombit dhe Kosovës, kur u deklaronte qytetarëve të Kukësit se paratë duhet të përdoreshin për të tjera vepra dhe investime!
Pasi nuk e ndali dot ndërtimin e saj, Edi Rama u vendosi traun dhe po i detyron shqiptarët e Kosovës të paguajnë lekë për të hyrë në tokën amë, ndonëse e kanë paguar me gjak dhe sakrifica këtë bashkim me Shqipërinë,” ka shkruar Blushi.