Një aksident tragjik mbrëmë në Tiranë u mori jetën dy personave, drejtuesi ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Njëra prej viktimave është identifikuar si Silva Gjergji, 26-vjeçe banuese në Durrës.
Ndërkohë një tjetër vajzë që ka humbur jetën është mikesha e 26-vjeçares por ende nuk është bërë i mundur identifikimi i saj.
Nga aksidenti ka mbetur i plagosur 26-vjeçari që ndodhej në timon, Arbër Tivari i cili është transportuar në spital në gjendje të rëndë për jetën.
Të rinjtë kanë darkuar së bashku në Durrës, dhe janë nisur më pas drejt Tiranës rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm.
Përplasja me trafikndarësen në autostradë ka rezultuar fatale për dy vajzat.