Paraditen e sotme një magazinë me bazë ushqimore për bagëtitë është përfshirë nga flakët në fshatin Zheje të Kurbinit.
Nuk dihet ende sesi është aktivizuar vatra e zjarrit, por për fat të mirë të lënduar apo viktima nuk ka.
Pronari Can Rrika u shpreh se zjarrfikësja nuk kishte pasur ujë për të shuar flakët.
Edhe një banor, Tan Rrika është shprehur se zjarrfikësja erdhi në vendin e ngjarjes pasi u lajmërua, por ujë nuk kishte.
Flakët rrezikojnë edhe tre banesa që ndodhen pranë magazinës ushqimore.