Petar Petkoviç, drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka reaguar ashpër ndaj vendosje së flamujve shqiptar në veri të Kosovës.
Ai është shprehur se vendosja e flamujve po bëhet me qëllim për të trembur serbët.
“Flamujt shqiptarë nuk kanë asgjë për të kërkuar pranë shtëpive serbe dhe pranë Kishës së Shën Pjetrit dhe Palit, dhe për këtë arsye ky ‘dekorim i papërshtatshëm’ nuk mund të interpretohet ndryshe veçse si një provokim.
Shqiptarët kanë të drejtë të festojnë festat e tyre, por është e papërshtatshme kur e bëjnë këtë në zonat e banuara me serbë, të cilat ndërpresin festimet, dasmat dhe festimet e tjera.
I bëjmë thirrje shqiptarëve në Kosovë që të mos e shfrytëzojnë Ditën e Flamurit Shqiptar për të thelluar hendekun ndëretnik dhe për të frikësuar dhe provokuar serbët”, ka shkruar ai.
Telegraf ka bërë me dije se janë flamujt shqiptar, me rastin e 110 vjetorit të pavarësisë janë vendosur në Kllokot.