Ish-kryeministri Sali Berisha dhe deputetët e Partisë Demokratike, të grupit të tij u larguan nga Kuvendi në momentin që kreu i qeverisë Edi Rama mori fjalën në mbledhjen e dy kuvendeve në parlament.
Pamjet tregojnë momentin kur Sali Berisha ngrihet i pari dhe më pas ndiqet nga deputetët e tjerë të grupit të tij për t’u larguar nga salla.
Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe Petrit Vasili nuk e kanë ndjekur Berishën për t’u larguar. Por akuzat nuk i kanë kursyer.
Deputetja e Partisë së Lirisë, Kryemadhi u shpreh se duhet të mënjanohen aventurat me interes individual të disa politikanëve, si Ballkani i Hapur.
“Sot në mbledhjen e parë historike të kuvendit të Shqipërisë me atë të Kosovës, zhvilluar si pjesë e ceremonive me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Si të zgjedhurit e popullit, ne deputetët e Shqipërisë dhe të Kosovës duhet të bëjmë më tepër çdo ditë, për të shtuar bashkëpunimin që rrit mirëqenien e qytetarëve tanë, fuqizon ekonomitë tona, e që mënjanon aventurat me interes individual të disa politikanëve, si Ballkani i Hapur” tha ajo.