-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Veliaj i refuzoi lejen, Berisha: Mos u përziej! Rama do dhunë në 6 Dhjetor

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha iu përgjigj Erion Veliajt që i refuzoi lejen për protestë në datë 6 dhjetor duke i kërkuar që të mos përzihet në këtë çështje. Ai u shpreh i vendosur që protesta do të mbahet në datë 6 dhjetor përpara Kryeministrisë.

“6 Dhjetori do të jetë protesta më madhështore që kanë parë shqiptarët. Të ngrihen fuqishëm në emër të sakrificave që kanë bërë, të dalin në shesh.

Bashkisë i them të mos përzihet në këtë punë, sepse nuk ka forcë në botë që ta pengojë. Ramës i intereson dhuna atë ditë. Bën mirë që atë ditë as dyert të mos i blindojë. Ne jemi në protestë kundër Ramës dhe pro samitit” tha ai.

Sali Berisha foli për mediat në momentin që Edi Rama po fliste në Kuvend.

“Fakti që u largova nga parlamenti, u largova për të përfaqësuar kombin shqiptar, të gjithë qytetarët e Kosovës që ndjehen të tradhtuar nga një kryeministër shqiptar, u largova për të përfaqësuar ndjenjat e dhjetëra-mijëra familjeve shqiptare që kanë humbur familjet e tyre nga barbaritë serbe, dhe Edi Rama prej katër muajsh, nuk lejon votimin e rezolutës për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë.

U largova për të përfaqësuar ata dhjetëra-mijëra shqiptarë qau larguan nga Shqipëria prej politikave çnjerëzore të Edi Ramës. Të gjitha këto janë arsyet që nuk mund të pranoja të dëgjoja ligjëratën e një njeriu, që pas Enver Hoxhës është armiku më i egër i kombit shqiptar” tha ai.

6 Dhjetori! Veliaj i refuzon lejen Berishës: Protestën bëje te sheshi “Skënderbej”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit