Silva Gjergji nga Rubiku dhe Roxhesa Klironomi nga Durrësi janë përcjellë për në banesën e fundit pasi humbën jetën në orët e para të ditës së djeshme si pasojë e një aksidenti tragjik që ndodhi në autostradë. Mesazhet e ngushëllimit kanë qenë të shumta dhe prekëse për dy vajzat.
“Qofsh e xhenetit xhesi çapkenia zemer bujare. Zoti i dhurofte durim familjareve e qofte sprova e fundit ne jeten e familjes Klironomi!! E kam te pamundur ta besoj 24 vjecarja qe u aksidentua mbreme ishe tiiiiii” shkruan një nga shoqet e saj.
26-vjeçari Arbër Tivari që drejtonte automjetin që humbi drejtimin dhe u përplas me barrierat në autostradë ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Paraprakisht nuk përjashtohet mundësia që të ketë qenë i dehur.
Ai është një emër i njohur në Durrës për drejtësinë. Në mars të vitit 2021 ai u qëllua me armë zjarri në dorë nga Alket Buçpapaj i cili po ashtu njihej si person problematik për drejtësinë. Tivari ishte arrestuar edhe më herët për shpërndarje lëndësh narkotike dhe vjedhje.
Ndërsa pas kontrollit që policia kreu në banesën e tij pasi mbeti i plagosur, Arbër Tivarit iu gjetën municione luftarake, për të cilat u vu nën masën e arrestit.