Videoja e futbollistëve argjentinas në dhomat e zhveshjes pas fitores 2-0 kundër Meksikës është bërë virale në mediat sociale.
Të gjithë lojtarët duken duke festuar për fitoren por ajo çfarë ka rënë më shumë në sy është Lionel Messi i cili teksa po hiqte këpucët, shtyn me këmbë një bluzë ose flamur të Meksikës.
Veprim, i cili është komentuar si mosrespektim ndaj simboleve të Meksikës.
https://twitter.com/ESPNRingside/status/1597038454050807808?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1597038454050807808%7Ctwgr%5E4fdc74157bf8655b1d720ecc1a7c5f61220b6cbf%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fa2news.com%2F2022%2F11%2F28%2Fti-lutet-zotit-qe-te-mos-e-gjej-boksieri-kercenon-messi-n-pas-fitores-ndaj-meksikes%2F
Pas kësaj videoje ka pasur shumë reagime dhe një ndër ata ka qenë edhe boksieri meksikan, Canelo Alvarez.
Përmes rrjeteve sociale u shpreh se ai kishte respektuar Argjentinën dhe ashtu si ai, Messi duhet të respektojë Meksikën.
Ai gjithashtu ka kërcënuar yllin argjentinas duke u shprehur: “Më mirë t’i lutet Zotit që të mos e gjej.”
Postimi i plotë:
A e keni parë Messin duke pastruar dyshemenë me fanellën dhe flamurin tonë? Më mirë t’i lutet Zotit që të mos e gjej. Ashtu si unë respektoj Argjentinën, ashtu dhe ai duhet të respektojë Meksikën.