Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa ditën e djeshme ka marrë nënshtetësinë shqiptare.
Ndërkohë sot kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook ka publikuar disa foto me yllin botëror e cila pozon me pasaportën shqiptare në dorë.
Rama përmes postimit ka uruar të gjithë shqiptarët për 110-vjetorin e pavarësisë dhe ka rikujtuar ndjekësit për koncertin e këngëtares.
Dua ka vendosur të mbyllë e turneut të saj botëror “Future Nostalgia” në tokën shqiptare.
Ajo do të performojë mbrëmjen e sotme në sheshin Skënderbej për të gjithë adhuruesit e muzikës së saj.