Presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan, ka reaguar sërish për situatën në Irak dhe në Siri. Erdogan është shprehur i vendosur për operacionet ushtarake turke që sipas tij synojnë zgjerimin e zonës së sigurisë.
“Nuk do t’i kërkojmë askujt lejen për të mbrojtur kufijtë tanë. Ne jemi të vendosur të shkatërrojmë organizatën terroriste PKK derisa të neutralizohet terroristi i fundit. Askush nuk duhet të shqetësohet nga operacionet ushtarake turke që synojnë zgjerimin e zonës së sigurisë,”, ka thënë ai.
Ndërkohë mediat greke shkruajnë se presidenti turk po injoron thirrjet e Perëndimit dhe të Moskës për të shmangur lëvizjet destabilizuese.