Pas Mallakastrës, kryetari grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Enekelend Alibeaj, ka shpallur Bilbil Bajraktarin si kandidat për lokalet e 14 majit në bashkinë Kamëz.
Lajmin e ka konfirmuar për “5pyetjet.al” vetë Bajrakatari i cili aktualisht është kryetar i degës së PD-së.
“Unë jam kryetar i degës së PD-së. Me propozim nga strukturat kam vendosur që të kandidoj. Unë jam me PD-në zyrtare, aty ku është vula e partisë” tha ai për “5pyetjet.al”
Bajraktari është kandidati i 5 që zbulohet nga grupimi i Enkelejd Alibeajt për garën elektorale të 14 majit për pushtetin lokal.
Ai do të përballet me kryetarit të Kamzës aktual, Rakip Suli i cili garon nën siglën e PS-së. Nga ana tjetër “Kosioni i rithemelimit” po përgatit të hedhë në garë gandiatët e primereve.
Më herët, Alibeaj ka zyrtarizuar edhe kandidatët për Kuçovën, Ilir Koxhaj, në Dibër garon Naim Gazidede, ndërsa në bashkinë e Lezhës, Sandër Marku.