Sot janë zhvilluar zgjedhjet për kryetar në degët e Partisë Demokratike në Maliq dhe Kolonjë, ku drejtuesit aktualë janë rizgjedhur për një tjetër mandat.
Në degën e PD në Maliq, Nevjon Kodrasi ka fituar bindshëm, duke siguruar 458 vota kundrejt 139 të rivalit Jani Rovari.
Po ashtu, në Kolonjë, Viktor Duro ka mbajtur detyrën si kryetar, me 124 vota, ndërsa Nikolla Papajani mori 80 vota.
Procesi zgjedhor ka shkuar pa probleme, me votimin dhe numërimin e votave që kanë përfunduar në mënyrë të qetë dhe pa incidente.
/5pyetjet.al









