Policia amerikane ka arrestuar një nënë 22-vjeçare e cila vrau me thikë 2 fëmijët e saj në 246 Echo Place.
Vëllezërit e vegjël u gjetën me plagë të shumta me thikë në qafë dhe në trup brenda një vaskë.
Rasti u raportua në fillim nga fqinjët të cilët u shprehën se 22-vjeçarja po sillej çuditshëm.
Policia nuk arriti të zbulonte trupat e pajetë të 3-vjeçarit dhe foshnjës 11 muajsh të cilët ndodheshin në vaskë të mbuluar me rroba.
Ata e dërguan nënën në spital pa e ditur se ajo kishte vrarë fëmijët e saj.
Sipas autoriteteve, oficerët nuk kishin arsye të besonin se fëmijët ishin në shtëpi pasi një fqinj i tha policisë se ishin me babanë e tyre.
Trupat e pajetë u gjetën pas gjysmë orë nga babai i fëmijëve.
Sipas fqinjëve 22-vjeçarja kishte probleme psikologjike në të kaluarën.