Pasditen e sotme u zhvillua ndeshja Brazil-Zvicër, e vlefshme për Kampionatin Botëror që po zhvillohet në Katar.
Ndeshja përfundoi me rezultatin 1-0 duke bërë që Brazili të sigurojë kualifikimin.
Në shkallët e stadiumit u shfaq edhe flamuri shqiptar, pikërisht në Ditën e Flamurit, 28 nëntor
“Samba” dhe spektakël! “Predha” e Brazilit “shpon” Zvicrën (GOLI)
Brazili fitoi 1-0 ndaj Zvicrës. ‘Selecao’ gjeti rrugën e rrjetës 7 minuta përpara fundit të ndeshjes duke kaluar në avantazh me një gjuajtje të fortë nga Casemiro që u ndal në rrjetë.
Më parë ishte anuluar nga VAR një gol i Vinicius. Por brazilianët rritën presionin deri në momentin që gjetën golin.
Zvicra me tre pikë luan kualifikimin ndaj Serbisë, aty ku helvetëve do t’i mjaftonte edhe një barazim për të kaluar.