-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Macron paralajmëron për SHBA-në, Rusinë dhe Kinën: Europa në presion global

Kryesoret

Në një moment të tensioneve ndërkombëtare, presidenti francez Emmanuel Macron ka dhënë një paralajmërim të fuqishëm për Bashkimin Europian nga Athina, duke theksuar rëndësinë e autonomisë strategjike të Europës përballë presioneve të mëdha nga Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Kina.

Gjatë një diskutimi me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, Macron foli për sfidat që po kalon Europa dhe nevojën për të besuar tek vetvetja në këtë periudhë të pasigurtë ndërkombëtare. Vizita e Macron në Greqi, përveç diskutimeve politike, kishte edhe një dimension të fortë simbolik dhe strategjik, duke përfshirë inspektimin e një fregate franceze dhe nënshkrimin e një marrëveshjeje të re mes dy shteteve.

“Një moment unik ku një president i SHBA-së, një president rus, një president kinez janë të vendosur kundër evropianëve. Nëse nuk besojmë te vetja, nuk kemi shanse,” tha Macron gjatë një diskutimi me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis, duke nënvizuar rëndësinë e forcimit të autonomisë strategjike të Bashkimit Europian. Ai theksoi se Europa duhet të reagojë ndaj sfidave nga Kina dhe pasigurive në marrëdhënien me SHBA. Macron gjithashtu dha një mesazh të fortë mbështetjeje për Greqinë, duke deklaruar: “Nëse sovraniteti juaj vihet në rrezik, bëni atë që duhet për vendin tuaj. Ne do të jemi këtu.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit