Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Albian Hajdari, ka nënshkruar një kontratë të re me Hoffenheim, e cila do ta mbajë atë në klub deri në vitin 2031.
22-vjeçari shprehu kënaqësinë për qëndrimin në klubin gjerman dhe theksoi se ka pasur një përshtatje të shkëlqyer që nga transferimi i tij gjatë verës.
“Ndihem shumë mirë në Hoffenheim. Kur u transferova këtu, e kuptova shpejt se po ndërtohej diçka e veçantë.
Dua të vazhdoj të kontribuoj në këtë zhvillim pozitiv dhe të ndihmoj ekipin të arrijë më shumë suksese,” tha Hajdari.
Në sezonin e tij të parë me Hoffenheim, Hajdari ka luajtur 26 ndeshje, duke kontribuar me 1 gol dhe 1 asist.









