Fotoja ku futbollisti i Marokut, Achraf Hakimi puth nënën e tij pas fitores kundër Belgjikës është bërë virale në rrjetet sociale.
Momenti i fotografuar është pëlqyer shumë nga tifozët.
Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes Hakimi ka puthur nënën e tij në ballë.
Ai u shpreh se prindërit e tij kishin sakrifikuar shumë.
Gjatë kohës kur ai ishte i vogël nëna e tij pastronte shtëpinë ndërsa babai ishte një shitës ambulant.
Hakimi përfundoi duke thënë se tani është koha që ai të luftojë për ata.