Teksa është pyetur nga gazetari Ilir Babaramo në ‘5 Pyetjet’, nëse politika është e lidhur me krimin, kolegu Sokol Bregu u shpreh se patjetër që ka një lidhje. Ai vuri në dukje se të gjitha operacionet e suksesshme të kryera deri më sot në vendin tonë, kanë qenë me partnerët ndërkombëtarë, dhe asnjë hetim i veti.
Sipas Bregut, SPAK ka dekonspiruar të gjitha rrëfimet e çështjes ‘Dumani’, ndërsa shtoi se po nuk u bë dikush shembull, atëherë dekonspirime të tilla do të vazhdojnë dhe dështimi i drejtësisë ndaj krimit të organizuar është i garantuar.