Aurela Gaçe dhe Poni janë përfolur gjithmonë për miqësinë e tyre, por së fundmi në mediat rozë qarkulluan lajme se raporti mes dy këngëtareve ishte prishur.
Megjithatë Poni ka treguar si qëndron e vërteta, lidhur me këto thashetheme. E ftuar në “Zemër Luana”, Poni ka hedhur poshtë zërat, duke thënë se e do shumë kolegen e saj.
“S’kemi pasur ndonjëherë krisje, nga këngëtarët vlonjatë Aurelën e dua më shumë”, u shpreh Poni.
