Ish-presidenti i vendit, Ilir Meta, me anë të një postimi në rrjetin e tij facebook ka publikuar një dokument, në të cilin theksohet se Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) ka bërë thirrje për donacione në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore.
Në posstimin e tij Ilir Meta shkruan se QSUT meriton të falënderohet që e bëri publik degradimin e qëllimshëm dhe kriminal në të cilën ndodhet shërbimi shëndetësor, duke iu drejtuar qytetarëve për ndihmë, pasi duket se nuk ka më mundësi t’i drejtohet Qeverisë, e cila ka vendosur si prioritet korrupsionin dhe vjedhjen e parave publike.
Sipas Metës braktisja e rëndë e pacientëve dhe e njerëzve në nevojë në spitale është një tregues i qartë se për Edi Ramën se mbrojtja e shëndetit publik nuk ka qenë kurrë prioritet, teksa shton se qeveria ka akorduar 4 milionë euro koncertit të Kanye West, duke shpërdorur paratë publike vetëm për cirk.
Postimi i Metës
Në vend që qytetarët të marrin shërbimet e duhura jetike që prej kohësh mungojnë në sistemin shëndetësor, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) rezulton se nuk disponon as pajisjet më bazike, të domosdoshme për mbrojtjen e shëndetit dhe shpëtimin e jetës.
Paradoksalisht, QSUT meriton të falënderohet që e bëri publik degradimin e qëllimshëm dhe kriminal në të cilën ndodhet shërbimi shëndetësor, duke iu drejtuar qytetarëve për ndihmë, pasi duket se nuk ka më mundësi t’i drejtohet Qeverisë, e cila ka vendosur si prioritet korrupsionin dhe vjedhjen e parave publike.









