-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E lashtë 4 mijë vjet, Xhubleta në UNESCO/ Reagon Kim: Një nga veshjet më të bukura në botë!

Kryesoret

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar pas lajmit se xhubleta është shqiptare është regjistruar ̈ .

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Yuri Kim uron ministren e kulturës, Elva Margariti, ndërsa thotë se xhubleta shqiptare është një fustanet më të bukur në botë.

“Xhubleta është një nga fustanet më të bukur në botë. Është e mrekullueshme të shohësh trashëgiminë kulturore të njohur, të mbrojtur dhe të promovuar. Urime! @ElvaMargariti”, shkruan YTuri Kim ne Twitter.

Veshja shqiptare 4 mijë-vjeçare, xhubleta është pranuar në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale nën mbrojtjen e UNESCO-s. Veshja simbol e trashëgimisë tonë është tashmë pasuri e gjithë njerëzimit.

Xhubleta njihet si veshje tradicionale e grave të Malësisë. Dosja e dijebërjes artizanale të xhubletës u dorëzua në UNESCO vitin e kaluar, për shkak se veshja tradicionale unike po rrezikonte të humbiste.

Prodhimi i xhubletës ka ndalur në vitet ‘50-60. Xhubleta në trajtë kambane, e valëzuar në pjesën e pasme, ruante në kohë lufte identitetin e kombit shqiptar, nëpërmjet motiveve edhe simboleve të ndryshme, që tregojnë besimin në Zot edhe bukurinë e gruas malësore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit