-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush është reperi që rrezikon dënim me vdekje se mbështeti protestat në Iran!

Kryesoret

Një reper që mbështeti protestat antiqeveritare në Iran mund të përballet me dënim me vdekje. Toomaj Salehi, 31 vjeç u akuzua edhe për përhapje propagande dhe nxitje për dhunë.

Ai u arrestua muajin e kaluar pasi postoi video të tij duke protestuar. Po ashtu publikoi klipe me muzikë në mbështetje të trazirave, të cilat u shkaktuan nga vdekja në paraburgim policor 10 javë më parë e Mahsa Amini, një gruaje 22-vjeçare e cila u arrestua për dyshime se kishte thyer rregullat e rrepta të hixhabit të Iranit.

Autoritetet iraniane kanë shtypur me dhunë protestat, të cilat ata i kanë portretizuar si “trazira” të nxitura nga armiqtë e huaj.

Të paktën 451 protestues janë vrarë dhe 18,170 të tjerë janë arrestuar, sipas Agjencisë së Lajmeve të Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut (HRANA).

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit