-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush e dha garancinë për kamionin me kokainë në Fier? Deputeti flet troç

Kryesoret

Pak ditë më parë në Frakull të Fierit u zbuluan një laborator kokaine. 430 kg kokainë u sekuestruan. 10 persona u arrestuan dhe 5 janë ende në kërkim. Por kush e futi drogën?

Kush e dha garancinë për një sasi kaq të madhe. Deputeti demokrat, Dashnor Sula nuk ka dyshime në këtë aspekt. Ai thotë se kamionët me kokainë qe futen në Shqipëri nga pushtetarët.

“Shqiptarëve nuk i mjafton një jetë për të blerë një shtëpi! Një çift i ri në Shqipëri i lë fëmijët me borxhe për të shlyer shtëpinë.

Sipas një përllogaritje të ekspertëve, për të blerë një shtëpi në Tiranë me sipërfaqe deri në 90 metër katrorë një familje e re duhet të punojë 24 vite shtesë në krahasim me 10 vite më parë për të blerë një shtëpi.

Kjo ndodh për shkak të rritjes ekstreme të çmimeve nga viti në vit në këto 10 vite. Por paradoksi është se pagat, paratë që marrin qytetarët nga puna vetëm se janë indeksuar. Me pak fjalë rriten me nga 10 mijë lek të vjetër në vit.

Megjithëse forca blerëse është e ulët sipas përllogaritjeve që kanë bërë ekspertët lejet e ndërtimit në kryeqytet kapin rekorde.

Sipas të dhënave të INSTAT, në kryeqytet, për periudhën Janar- Qershor 2022 është dhënë një sipërfaqe prej gati 1.2 milionë metra katror, me një rritje prej 45% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në një kohë kur rrogat mbesin në vend numëro dhe zgjatet me 24 vite afati për të blerë një shtëpi, si ka mundësi që kullat ngrihen çdo ditë si kërpudhat mbas shiut?!

Përgjigja e vetme është: kamionët me kokainë qe futen në Shqipëri nga pushtetarët. Ndaj mos bëni përgjegjës shqiptarët e ndershëm që ikin, por riktheni rendin në vend” shkruan ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit