-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Jeta e dyfishtë e agjentit të kartelit të kokainës

Kryesoret

Një britanik i dyshuar për pastrimin e parave të një “super karteli” droge që raportohet se është përgjegjës për një të tretën e tregtisë së kokainës në Evropë ndërtoi një jetë të dyfishtë si i diplomuar në universitet, me firmën e tij, familjar i mirë, por edhe i lidhur me kartelin.

Policët spanjollë njoftuan të hënën se kishin arrestuar britanikun në shtëpinë e tij të madhe pranë Marbella, shkruan “The Sun“.

Operacioni, i kryesuar nga Europoli çoi në arrestimin e 49 anëtarëve të dyshuar të kartelit në pesë vende të ndryshme. Policia tha se kishte arrestuar një britanik të dytë në Dubai, i përshkruar si një drejtues i operacionit të madh të drogës.

I arrestuari britanik me bazë në Spanjë raportohet se është zhvendosur në Costa del Sol pasi la punën e tij në një nga kompanitë kryesore të ndërtimit në Mbretërinë e Bashkuar.

Topograf me profesion ai është i martuar dhe ka një vajzë të vogël dhe ka kaluar tre vitet e fundit duke punuar për një firmë imobiliare në jug të Spanjës.

Para arrestimit të tij tronditës, ai kishte pohuar se po “përmbushte ëndrrën e tij” për të jetuar në një qytet me diell.

Familjari i arsimuar mirë u fotografua i veshur me një tuta gri dhe i rrethuar nga policë të maskuar rëndë pas arrestimit të tij në një video të policisë. Brenda garazhit u zbulua një “thesar” me shumë makina të llojeve të fundit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit