Policia ka arrestuar një 30-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim më 2021 pasi kishte qëlluar me armë në drejtim të dy shtetasve.
Sipas bluve i riu Besmir Perkola u ndalua në rrugën “Frang Bardhi” në Tiranë, dhe gjatë kontrollit, në çantën e 30-vjeçarit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, si dhe një leje drejtimi e dyshuar e falsifikuar.
Pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar se ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi në mars 2021, në Shkodër, ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të shtetasve Hot dhe Marian Doçi (vëllezër).
Në mars 2021 janë arrestuar edhe dy vëllezërit, pasi janë konfliktuar me shtetasin B. P.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.