-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sherr, dajak, goditje me thikë dhe një i vdekur! 12 të arrestuar në Tiranë

Kryesoret

12 persona janë arrestuar në Tiranë për disa vepra penale, mes tyre plagosje me thikë, drogë, dhunë, etj. Gjithashtu si pasojë e një aksidenti një grua 51-vjeçe humbi jetën në Kombinat.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin A. A., 19 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjetën dhe iu sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuara narkotike të llojit kokainë dhe kanabis.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin A. H., 23 vjeç, banues në Bathore, pasi i ka vjedhur varësen shtetasit S. B., 25 vjeç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin E. B., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin R. G., 35 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan shtetasit L. Gj., 51 vjeç, dhe M. V., 38 vjeç, të dy banues në Shtodher, Kavajë, pasi kanë vjedhur disa produkte në subjektin ku ishin të punësuar.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

  • E. S., 42 vjeç, R. Z., 55 vjeç, E. S., 25 vjeç, L. Xh., 34 vjeç, D. C., 40 vjeç dhe V. Gj., 20 vjeçe, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, nën efektin e alkoolit;

  • R. T., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen Sh. A., 51 vjeçe, e cila si pasojë e aksidentit ka humbur jetën” mbyllet njoftimi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit