Mauna Loa, vullkani më i madh në botë është riaktivizuar, pas 40 vitesh.
Deri më tani raportohet se rrjedha e llavës është kryesisht e kufizuar pa rrezikuar qytetin, por banorët janë vënë në gatishmëri dhe janë paralajmëruar më herët për rrezikun e rënies së hirit.
Asnjë urdhër evakuimi nuk është lëshuar dhe zonat e populluara nuk ka gjasa të preken në këtë fazë, thonë zyrtarët e emergjencës.
Mauna Loa, e vendosur brenda Parkut Kombëtar të Vullkaneve të Hawait, mbulon gjysmën e ishullit të madh të shtetit amerikan.
Vullkani ngrihet 4,169m mbi nivelin e detit dhe përfshin një sipërfaqe prej më shumë se 5,179 km katrore.
“Këto rrjedha llave rrallë paraqesin rrezik për jetën, por ato mund të jenë jashtëzakonisht shkatërruese për infrastrukturën,” tha Dr Jessica Johnson, një gjeofizikane britanike e vullkanit që ka punuar në Observatorin e Vullkanit Havai.
Ajo paralajmëroi se rrjedhat e llavës përbënin rrezik për Hilo dhe Kona, një tjetër qendër e madhe e popullsisë, duke shtuar se gazrat vullkanikë mund të shkaktojnë probleme me frymëmarrjen për banorët vendas.