-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shkencëtarët ngrenë alarmin: Tre vullkane të reja zbulohen në shtratin e detit!

Kryesoret

Tre vullkane të mëdha, të fjetur dhe rrënojat e një anije janë zbuluar në shtratin e detit të Siçilisë, në zonën detare midis Mazara del Vallo dhe Sciacca, gjatë një ekspedite shkencore të koordinuar bashkërisht nga Universiteti i Maltës dhe Instituti Kombëtar i Oqeanografisë dhe Gjeofizikës Eksperimentale të Triestes.

Në të njëjtën zonë, gjatë një fushate të mëparshme në vitin 2019, tashmë ishin identifikuar vullkane të tjerë të fjetur në dyshemenë e detit. Krateret e sapo zbuluara, sipas mediave italiane janë të paktën 6 kilometra të gjerë dhe ngrihen më shumë se 150 metra mbi shtratin e detit.

Gjatë ekspeditës, e cila zgjati nga 16 korriku deri më 5 gusht, u identifikua edhe rrënoja e një anije 100 metra të gjatë dhe 17 metra të gjerë, e shtrirë në një thellësi prej 110 metrash midis ishullit vullkanik Linosa dhe Siçilisë. Pozicioni i saj i është raportuar autoriteteve detare italiane, teksa studiuesit më pas analizuan fenomene të ndryshme hidrotermale.

 

Ekspedita shkencore ndërkombëtare u zhvillua në bordin e një anijeje gjermane, Meteor. Hulumtuesit, duke përdorur një zhurmues me shumë rreze, kanë eksploruar shtratin e detit në sektorë të ndryshëm të Kanalit Siçilian, ende kryesisht të panjohur, për të rindërtuar morfologjinë e tij.

Nga vullkane të ndryshme nënujore u mblodhën mostra shkëmbi si lava dhe depozitime piroklastike, të cilat do të analizohen në muajt në vijim dhe do të japin indikacione për moshën e vullkaneve dhe karakteristikat e magmës.

Ky informacion do të jetë thelbësor për rindërtimin e historisë gjeologjike të një prej rajoneve më komplekse të Mesdheut qendror, ku duke filluar nga rreth 4-5 milionë vjet më parë, një sistem llogoresh të thella u zhvilluan në sajë të proceseve tektonike që ne e quajmë ‘çarje’, e cila megjithatë nuk çoi në formimin e kores oqeanike“, tha studiuesja Giulia Matilde Ferrante.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit