Rreth 200 peshkatarë janë shpëtuar pasi kishin ngelur të bllokuar në liqenin Minnesota pasi një pjesë akulli u shkëput nga vendi ku ata po peshkonin.
Sipas njoftimit nga Zyra e Sherifit të Beltramit, forcat e urgjencës u njoftuan nga vetë personat të cilët ishin të bllokuar.
Ata arritën menjëherë në vendngjarje dhe vlerësuan se hapësira e shkëputur ishte deri në 30 metra.
Shpëtimi i peshkatarëve u bë për mes një ure të improvizuar e cila u vendos në hapësirën më të vogël të shkëputjes së akullit.
Autoritetet paralajmëruan ata që planifikojnë të peshkojnë në akull të jenë të kujdesshëm dhe vigjilentë.