Për herë të parë, xhaxhi i Ervis Martinajt, Faik Martinaj ka folur publikisht për zhdukjen e nipit të tij në Report TV.
Ai është shprehur se vetë kryeministri Edi Rama ka gisht në zhdukjen e nipit dhe se e gjitha erdhi pas dëshmisë së Nuredin Dumanit, ku Martinaj i kishte kërkuar të eliminonte Endrit Doklen për 500 mijë euro.
“Nipi im është vrarë dhe kufoma është zhdukur. Edi Rama megakriminel. E gjitha ndodhi pas Dumanit. Dumani, Dumani, Dumani. Çfarë mendoni se nuk kanë lidhje ato. Ai është vrarë dhe është zhdukur kufoma. Kundërshtarët politik e kanë eleminuar. Hasmi nuk të zhduk xhenazen. Edi Rama është megakriminel,” u shpreh ai.