Katër ditë më parë policia e shtetit finalizoi operacionin e goditjes së një grupi që trafikoi një sasi rekord kokaine nga Kolumbia në Frakull të Fierit, përmes portit të Pireut dhe Tivarit.
Të nesërmen e operacionit në konferencë së bashku me kreun e SPAK-ut, doli prokurori Adnan Xholi. Mbi gjithçka, prokurori dha dy shifra konkrete, “430 kg kokainë me vlerë 400 mln euro”.
Më pas sqaroi se lënda narkotike ishte fshehur mes plehut organik, 24 ton që u soll nga Kolumbia. Pas asaj dite, asnjë informacion dhe asgjë tjetër nga policia apo SPAK lidhur me këtë operacion, që bllokoi sipas tyre sasinë më të madhe të kapur ndonjëherë të kokainës në Shqipëri.
Kush e dha garancinë për kamionin me kokainë në Fier? Deputeti flet troç
Pikëpyetja e madhe qëndron në faktin sesi e peshuan dhe u doli 430 kg kokainë, SPAK-ut dhe policisë në kushtet kur ende është mes plehut?
Policia shpalli në kërkim një kolumbian, Zaimir Rodrigez, i cili sipas zyrtarëve të shtetit ishte kimist me profesion dhe ishte sjellë nga grupi kriminal për të kryer procesin e nxjerrjes së kokainës nga plehu organik që ishte fshehur.
Pra, derisa kokaina është akoma mes plehut, pasi nuk kemi asnjë foto apo video të mallit, por mbulesës me dron nga lart dhe njeriu që do të kryente procesin e nxjerrjes është në kërkim, si i doli policisë fiks 430 kg?
Për të dalë te sasia e saktë ndoshta, nëse nuk ka, policisë shqiptare dhe SPAK-ut në këtë moment do i duhet që të arrestojë sa më shpejt ekspertin kolumbian të cilin ta fusë në punë për të kryer procesin e nxjerrjes së kokainës.
Dy në qeli, i treti u arratis! Kush është “Elefanti” që solli kolumbianët në Shqipëri?