Sekretarja e Partisë së Lirisë Silva Caka, në një deklaratë për mediat tha se për shkak të keq qeverisjes së qeverisë së Edi Ramës banimi është banimin kthyer në një ëndërr të ndaluar për shqiptarët.
Duke cituar shifrat e Bankës së Shqipërisë ajo tha se një shqiptari me një pagë mesatare, i duhen 24 vite më tepër për blerjen e një apartamenti, në krahasim me kohën që i duhej 7 vite më par
“Varfërimi galopant i shqiptarëve në 10 vitet e fundit, ka thelluar në mënyrë shumë të rëndë pamundësinë e tyre për të pasur një banesë.
Sot Shqipëria për shkak vetëm të kësaj qeverisjeje, e ka kthyer banimin në një ëndërr të ndaluar për shqiptarët.
Një shqiptari me një pagë mesatare, i duhen 24 vite më tepër për blerjen e një apartamenti, në krahasim me kohën që i duhej 7 vite më parë.
Vetëm brenda një viti, në raport me vitin 2021, sipas të dhënave të vetë Bankës së Shqipërisë, çmimet e apartamenteve janë rritur me 39%.
Çmimet e apartamenteve në Tiranë janë 40% më të shtrenjta sesa në Prishtinë dhe kuptohet lehtë që qytetarëve të Prishtinës u duhen shumë më pak vite për të siguruar një banesë.
Por situata është më e rëndë se kaq, kur e krahasojmë me një vend të Bashkimit Europian, siç është Greqia, ku çmimet për m2 në Athinë janë vetëm 16% më shumë sesa në Tiranë e ku të ardhurat mesatare të qytetarëve grekë, janë më shumë sesa dyfishi i të ardhurave mesatare të qytetarëve shqiptarë.
Arsyet se pse për një qytetar shqiptar është thuajse e pamundur që të blejë një banesë, është se çmimet e apartamenteve në Tiranë, janë shumë të larta për shkak të pastrimit masiv të parasë, të mbështetur nga Qeveria.”
“Inflacioni socialist”, Tabaku: Shqiptarët kanë blerë 9% më pak karburant dhe kanë paguar më shumë