-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjykata rrëzon prokurorinë, liron 5 zyrtarët e akuzuar për sulmet e Iranit

Kryesoret

Gjykata e Tiranës nuk pranoi kërkesën e prokurorisë për të lënë në arrest shtëpie pesë zyrtarët që akuzon për shpërdorim detyre për sulmet kibernetike që kryen hakerat e sponsorizuar nga Irani. Prokuroria kërkoi masën arrest shtëpie, ndërsa gjykata vendosi detyrim paraqitje.

Zyrtarët e akuzuar

Alketa Sula– Specialist, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike, Përgjegjës, Sektori i IT në Ministrinë e Brendshme;

Altin Sallaku– Përgjegjës, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike, Përgjegjës, Sektori i IT në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve;

Rudina Llagami– Specialist, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike;

Igli Lubonja– Specialist, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike; dhe

Albi Gjeka– Specialist, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike.

Akuzat e prokurorisë
Punonjësit në fjalë janë angazhuar në pozicionin IT pranë DAP gjatë të njëjtës kohë kur është implementuar dhe mirëmbajtur sistemi administratë.al.

Këta persona me mosveprimet e tyre kanë sjellë pasoja të rënda dhe kanë konsumuar elementet e figurës së veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal” thotë prokuroria.

Ku u fut fillimisht virusi?
Prokuroria deklaron se virusi i hakerave të sponsorizuar nga Iranit ka hyrë fillimisht tek administrata.al dhe më pas keqbërësit kanë shtënë në dorë të dhënat nga sistemet e tjera publike online. 

Cilat ishin shkeljet e zyrtarëve?
“Stafi IT pranë DAP mund dhe duhej të kërkonte raportim nga ana e operatorit ekonomik të kontraktuar prej DAP për implementimin dhe mirëmbajtjen e sistemit në kohë lidhur me gjendjen në të cilën ndodhej ky sistem, pavarësisht mungesës së dijenisë për mënyrën e zbatimit të kontratës.

Në rast se këta punonjës, do të kishin vepruar në përputhje me urdhërimet e Rregullores së Sigurisë së Informacionit nr. 337/1 prot., datë 17.01.2022, dhe Rregullores së Brendshme duke kërkuar informacion dhe duke u azhornuar me antiviruset më të fundit të sistemit, atëherë do ishte zbuluar në sistemet e tyre virusi i cili ka hyrë fillimisht tek administrata.al në mënyrë që të bëhej e mundur neutralizimi i tij” thotë prokuroria.

Prej disa muajsh cdo javë hakerat publikojnë të dhëna sensitive të qytetarëve. Kulmi ishte me goditjen dhe hakerimin e sistemit TIMS.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit