-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Irani u mund nga SHBA-ja, protestuesit festojnë në shesh

Kryesoret

Protestuesit anti-qeveritar në Iran kanë festuar eliminimin e ekipit të tyre kombëtar në futboll nga Kupa e Botës, pas humbjes që pësoi Irani nga Shtetet e Bashkuara.

Në videot e postuara në rrjetet sociale janë shfaqur qytetarë duke vallëzuar në rrugë dhe duke i rënë borive të makinave në Teheran dhe në qytete të tjera të martën mbrëma.

Protestuesit në Iran kanë djegur banerin e vendosur për kombëtaren e tyre në futboll.

Shumë iranianë kanë refuzuar që të mbështesin ekipin e tyre të futbollit në kampionatin që po mbahet në Katar, pasi e shohin atë si përfaqësim të Republikës Islamike.

Mediat e afërta me pushtetin kanë fajësuar forcat armike brenda dhe jashtë Iranit se u kanë bërë presion të padrejtë lojtarëve.

Lojtarët e Iranit nuk kënduan himnin kombëtar gjatë ndeshjes së parë, ku u mposhtën 6:2 nga Anglia. Moskëndimi i himnit duket se ishte shprehje e solidaritetit me protestuesit.

Por, në ndeshjen pasuese me Uellsin, që e fituan 2:0, ata kënduan himnin kombëtar.

Disa protestues e panë këtë si tradhti ndaj kauzës së tyre edhe pse kishte raportime se lojtarët kishin qenë nën presion nga autoritetet iraniane./REL

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit