Autoritetet franceze kanë njoftuar mbrëmjen e djeshme se kanë shpëtuar 61 emigrantë të cilët ndodheshin në rrezik rreth ujërave britanike.
Mes emigrantëve të shpëtuar kishte edhe fëmijë.
Ky është konsideruar operacioni më i madh i shpëtimit në muajit e fundit.
Sipas ekipeve të shpëtimit në portin e Boulogne rreth 30 persona u nxorën nga uji pasi në tentativë për të hipur në një anije franceze kishin rënë në ujë.
Ata po udhëtonin në një gomone por brenda saj kishte filluar të futej ujë.
Nga rreziku për të mos u mbytur në det ata kishin tentuar të hipnin në një anije franceze por pa sukses sepse ranë në ujë.
Të gjithë emigrantët e shpëtuar u dërguan në Boulogne dhe i kanë ndihmuar me veshje dhe batanije.