-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Njeriu i Trumpit sulmon Kurtin: Na mungon Thaçi

Kryesoret

Richard Grenell, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk i shërben popullit të tij. Kjo pasi sipas tij shefit të ekzekutivit kosovar nuk i pëlqen asnjë ide e propozuar nga ndërkombëtarët në raport me bisedimet Prishtinë-Beograd.

“Ai hodhi poshtë çdo ide që i ofronin amerikanët. Tani ai hedh poshtë idetë e ofruara nga evropianët. Administrata Biden duhet ta kritikojë atë. Unë gjithashtu mendoj se ai nuk i shërben popullit të tij. Na mungon Thaçi këto ditë”, ka thënë Grenell në një intervistë për Radio Televizionin e Serbisë, RTS.

Për këtë arsye, argumenton Grenell kryeqeveritari Kurti me këtë “kokëfortësi” përveç se nuk i shërben popullit të tij, nuk i shërben as ndërkombëtarëve e në veçanti ShBA-ve.

“Nëse ktheheni te idetë e Bill Klintonit apo Barack Obamës, ai refuzon të gjitha idetë që kanë ofruar amerikanët. Më në fund, në Amerikë arrijmë në përfundimin, nga të dyja palët, se Kurti nuk u bën dobi amerikanëve”, ka shtuar ai.

Në leximin e tij të situatës aktuale politike, Grenell beson se ngërçi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të zgjidhet atëherë kur Shtëpia e Bardhë përfshihet në mënyrë të drejtpërdrejtë në këtë proces, e jo Departamenti Amerikan i Shtetit siç është tani nën Administratën Biden.

“Unë u emërova si i dërguar i Presidentit, jo i Departamentit të Shtetit. Unë përfaqësoja Presidentin Trump. Mund të hyja në zyrën e presidentit dhe të propozoja diçka. Mund t’i tregoja personalisht se çfarë donin të dy palët”.

“Presidenti Biden nuk e ka këtë. Departamenti i Shtetit bashkëpunon me evropianët dhe kur i lini ata të udhëheqin, ju merrni shumë fjalë dhe pak veprime. Kjo po ndodh tani. Ne po shohim që bisedimet po dështojnë”, beson ai.

Për diplomatin amerikan në këtë fazë, ShBA-të nuk kanë interesë të madh në rajon, sa kishte dikur adiministrata Trump.

“Po e përsëris, mendoj se politika e Bidenit është t’ua lërë gjithçka evropianëve. Dhe evropianët kanë nevojë për amerikanët. Ndërsa isha i dërguar, mbajta Parisin dhe Berlinin të informua rregullisht”.

“Ne nuk jemi harmonizuar me BE-në dhe Brukselin dhe ata që thonë këtë kanë të drejtë. Por kam punuar ngushtë me Berlinin dhe Parisin, sepse kam besuar se nëse punoni me gjermanët dhe francezët, atëherë ata do të koordinohen me Brukselin, le t’ua lëmë atyre. Sepse, siç e dimë, koordinimi me Brukselin kërkon punë me kohë të plotë”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit