-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

NATO ngre alarmin: Putin i ka vendosur syrin Ballkanit

Kryesoret

NATO është zotuar të ndihmojë fqinjët e Rusisë të mbijetojnë si kombe të pavarura, duke thënë se rezultati i luftës është me rëndësi ekzistenciale për vende si Moldavia dhe Gjeorgjia.

Por NATO i trembet ndikimit të Rusisë edhe në Ballkan, që vijon që të jetë “fuçi baruti”. Përfaqësuesi i Estonisë, Urmas Reinsalu në një takim të ministrave të Jashtëm të NATO-s ngriti alarmin.

Mesazhi është i qartë: se të gjithë aleatët e NATO-s janë të vetëdijshëm se Rusia gjithashtu dëshiron të marrë kontrollin e Ballkanit Perëndimor, dhe ne kemi nevojë në mënyrë praktike, të arritshme, mbështetje për të ndihmuar këto vende të mbijetojnë”, tha ai.

Aleatët e NATO-s u zotuan të mërkurën të ndihmojnë Moldavinë, Gjeorgjinë dhe Bosnje-Hercegovinën, pasi përballen me presionin nga Rusia, thanë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg dhe ministrat.

Nëse ka një mësim nga Ukraina, është se ne duhet t’i mbështesim ata tani” tha Stoltenberg në një konferencë shtypi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit