Pas humbjes së ndeshjes kundër Shteteve të Bashkuara, futbollistët iranian priten të vuajnë pasojat sapo të kthehen në shtëpi.
Sipas raportimeve thuhet se të gjithë futbollistët të cilët dolën kundër regjimit duke mos kënduar himnin kombëtar mund të dënohen me burg.
Edhe para ndeshjes me Shtetet e Bashkuara, ekipi iranian ishte nën presion pasi kishin marrë kërcënime se familjarët e tyre do të torturoheshin nëse nuk këndonin himnin.
Pas presioneve të marra, ata kënduan himnin e tyre kundër Shteteve të Bashkuara.
Por presionet për ekipin iranian nuk kanë fund, ata mund të dënohen me burg pas humbjes së ndeshjes e cila i eliminoi nga Kupa e Botës.
Edhe pse lojtarët dhanë maksimumin për të fituar dhe për të mos politizuar ndeshjen, ajo nuk u arrit me sukses.
Nga ana tjetër trajneri i kombëtares së Iranit, Carlos Queiroz, pas ndeshjes doli në konferencë për shtyp dhe shprehu mbështetjen e tij për lojtarët.
Ai gjithashtu i lavdëroi për guximin dhe aftësinë e tyre për të përballuar gjithë presionin që kanë pasur gjatë Botërorit.
https://twitter.com/footballdaily/status/1594745880313217032?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1594745880313217032%7Ctwgr%5E4cbea478531a5d8dd60625db7583904c6cdf1ced%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Ffutbollistet-e-iranit-mund-te-perfundojne-ne-burg-pas-humbjes-nga-shba-1%2F