-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përplasje me opozitën, Kurti: Jam dakord me Hoxhajn për seancë të mbyllur

Kryesoret

Po vazhdon debati në Kuvendin e Kosovës lidhur me situatën në veri, derisa pati sërish një përplasje mes kryeministrit Albin Kurti me deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri tha se fatkeqësisht sot sovraniteti është i shtrirë në mënyrë të brishtë.

“Fatkeqësisht sot kemi një vend që e kemi të shtrirë sovranitetin në mënyrë të brishtë…A e dini sa policë kemi? Kemi policë fatkeqësisht sa mos me arrit as me i mbrojt as objektet e stacioneve policore”, tha Tahiri.

E pas këtyre deklaratave ka reaguar kryeministri Kurti.

Ai tha se duan marrëveshje finale, ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të obligueshme, me njohje në qendër.

“Është e vërtetë që kemi kundërshtuar dikur dialogun sepse ka qenë jo parimor dhe asimetrik.  Nëse kemi ndryshuar qëndrim si LVV atëherë kjo përfundimisht ka ndodhur më 10 shtator 2014 në marrëveshjen e VLAN-it. Aty themi për herë të parë si LVV ne jemi për dialogu parimor aty thuhet se LVV do ta udhëheq dialogun… shikoni arkivat e LDK-së dhe e gjeni”…” tha ai.

“E kam vështirë të diskutojmë me dikë për strategji e platforma me dikë që thotë se nuk i interesojnë rrugët që shtrohen në veri.  Në anën tjetër nuk më interesojnë rrugët që shtrohen në veri por kallxoma strategjinë.

Çka tha edhe deputetit tjetër i PDK-së, Tahiri kemi policë sa nuk mund të mbrojnë ndërtesat atje. Kjo është sikur me i bë thirrje Serbisë…

Prandaj pajtohem  me deputetin Hoxhaj i cili tha se nevojitet seancë e mbyllur kur ke deputetë që flasin kaq palidhje…”, u shpreh Kurti./Telegrafi

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit