-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Turqia: Suedia po bën hapa drejt NATO-s, por jo mjaftueshëm

Kryesoret

Turqia tha se Qeveria e re e Suedisë është më e vendosur që të adresojë shqetësimet e sigurisë së Ankarasë, në këmbim që pala turke të ratifikojë anëtarësimin e Stokholmit në NATO, por bëri thirrje për “hapa konkretë”.

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, u takua të martën me homologët e tij nga Suedia dhe Finlanda në margjinat e samitit të NATO-s në Bukuresht.

Ankaraja ka fajësuar dy shtetet nordike – veçanërisht Stokholmin – për strehimin e grupeve të jashtëligjshme kurde që i konsideron grupe “terroriste”. Për këtë arsye, Turqia ende nuk ka ratifikuar anëtarësimin e këtyre dy shteteve në NATO, pavarësisht se në qershor në Madrid u arrit një marrëveshje për këtë çështje.

“Deklaratat [që vijnë nga Suedia] janë të mira, vendosmëria është e mirë, por ne duhet të shohim hapa konkretë”, tha Cavusoglu për gazetarët në Bukuresht.

“U tham atyre se nuk kemi parë hapa konkretë për këto çështje”, përfshirë ekstradimin e kriminelëve dhe ngrirjen e aseteve të “terroristëve”, tha ai.

Ministri i Jashtëm i Suedisë, Tobias Billstrom, tha se takimi me Cavusoglun ishte optimist.

“Më duhet të them se pas këtij takimi ndiej se ka përparim”, tha ai.

“Ne po lëvizim drejt zbatimit të memorandumit trepalësh, të cilin e nënshkruam në Madrid”, shtoi ai.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, po ashtu është shprehur optimist se Suedia dhe Finlanda “shumë shpejt” do t’i bashkohen NATO-s.

Në maj, Finlanda dhe Suedia vendosën që t’i bashkohen NATO-s, pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës.

Por, që këto dy shtete të bëhen pjesë e aleancës, duhet që 30 anëtarët e NATO-s të ratifikojnë pranimin e tyre.

Deri më tani, vetëm Turqia dhe Hungaria nuk kanë ratifikuar anëtarësimin në NATO të Finlandës dhe Suedisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit