-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vdiqën vajzat, gjykata i “vendos” prangat pas krevatit “problematikut” të Durrësit

Kryesoret

Tre ditë pas aksidentit tragjik në autostradën Tiranë-Durrës ku humbën jetën Silva Gjergji dhe Roxhesa Klironimi, gjykata ka vendosur që të lërë në burg shoferin e makinës që u aksidentua, Arbër Tivari 26-vjeç.

I riu aktualisht ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën si pasojë e plagëve që mori nga aksidenti.

Aksidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit të 27 nëntorit pasi makina u përplas me barrierat mbrojtëse të autostradës Tiranë-Durrës.

Hetimet vazhdojnë dhe shkak paraprakisht dyshohet se ka qenë shpejtësia me të cilën po vinte i riu nga Durrësi në drejtim të Tiranës.

I riu, që tashmë përveç gjendjes së rëndë ku ndodhet, më pas do të përballet edhe me drejtësinë nuk është emër i panjohur për policinë.

Ai ka qenë disa herë i skeduar në kartotekat e policisë së Durrësit për disa ngjarje kriminale.

Arbër Tivari në mars të vitit 2021 u qëllua me armë zjarri në dorë nga Alket Buçpapaj i cili po ashtu njihej si person problematik për drejtësinë.

Tivari ishte arrestuar edhe më herët për shpërndarje lëndësh narkotike dhe vjedhje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit