Autoritet në Kosovë kanë njoftuar se një I dënuar me iniciale A.H është arratisur sot nga burgu i Smrekonicës.
Sipas njoftimit mungesa e të dënuarit është vërejtur sot rreth orës 19:00, gjatë numërimit të të burgosurve.
“Për largimin e tij është përgatitur letër rreshtimi dhe është njoftuar edhe Policia e Kosovës. A.H. po mbante dënimin në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë, pasi ishte i dënuar me tre vite për veprat penale – vjedhje e rëndë dhe vjedhje”, thuhet në njoftimin e SHKK.
Qendra Korrektuese Smrekonicë është institucion i tipit të hapur, ku mbahen personat me dënime të shkurta dhe personat të cilët janë në përfundim të dënimit.