-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Frikë nga një sulm në shkallë të gjerë në Ukrainë, dhjetëra bombardues rusë në gatishmëri!

Kryesoret

Indikacionet se Rusia po përgatit një sulm ajror në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës krijohen nga përqendrimi i madh i bombarduesve në një bazë ajrore pranë qytetit të Saratov.

Sipas edicionit online të gazetës britanike Daily Mail, rreth 24 bombardues me rreze të gjatë Tu-95 dhe Tu-160 janë mbledhur në bazën ajrore së bashku me personelin e nevojshëm mbështetës.

Duhet theksuar se vetëm dje ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu u kërkoi zyrtarëve rusë vendosjen e armëve moderne në Ukrainë, ndërsa ukrainasit besojnë se sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të vendit do të intensifikohen në orët në vijim.

Pamjet nga fusha ajrore ku u montuan bombarduesit rusë u kapën më 28 nëntor dhe u publikuan fillimisht nga Der Spiegel e Gjermanisë.

“Numri jashtëzakonisht i madh i bombarduesve në terren është një tregues i një rritje të operacioneve, nëse jo një sulm i afërt në shkallë të gjerë,” i tha revistës analisti ushtarak Arda Mevlutoğlu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit