-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Debat për bastet, Braçe: Në 200 metra në lagje kam dy kazino

Kryesoret

Komisioni i Ekonomisë po diskuton në mbledhjen e sotme ndryshimet në projektligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”.

Ish-zv/ kryeministri Erion Braçe kërkoi shpjegime se çfarë ka ndërmend qeveria që të bëjë me nismën për rihapjen e basteve sportive dhe ngriti shqetësimin se ligjet sillen me vonesë.

“Unë mendoj që kaq lojëra fati që kemi i kemi shumë. Unë në një lagje me një rrugë 200 metra kam dy kazino. Një në kat të parë të stadiumit, një në kat të parë të hotelit, kështu është ndërtuar kjo gjëja” tha ai.

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj tha se brenda këtij muaji do të sillet projektligji për bastet në Kuvend. “Brenda muajit dhjetor pritet që të dorëzohet në parlament. Nuk do të vijë ligji i ri, por do të jetë aktuali me disa amendime” tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit