-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Presidenti gjerman kujton Rrakllin dhe Mavrajn: Pasuruan Bundesligën

Kryesoret

Lidhja mes Shqipërisë dhe Gjermanisë është shumë e fortë në disa dimensione. Presidenti gjerman Frank Valter Steinmeier që ndodhet në një vizitë në Tiranë sot në fjalën e tij në Kuvendin e Shqipërisë tha se aktualisht jetojnë në Gjermani mbi 70 mijë shqiptarë dhe përmendi një tjetër lidhje mes dy kombeve, atë të futbollit.

Steinmeier nënvizoi se lojtarët shqiptarë e kanë pasuruar gjithmonë Bundesligën gjermane me talentin e tyre, si Mërgim Mavraj apo Altin Rraklli. “Ka edhe një fushë tjetër ku gjen shprehje lidhja jonë e ngushtë, miqësia në futboll.

Lojtarët shqiptarë e kanë pasuruar gjithmonë Bundesligën tonë me talentin e tyre, si Mërgim Mavraj apo Altin Rraklli apo edhe trajneri gjerman i Vllaznisë, Bërdariç. Dhe kjo i çon marrëdhëniet tona para”, u shpreh presidenti gjerman.

Presidenti gjerman në Tiranë: Qeveri-opozitë, punoni bashkë përtej llogoreve

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit